Shendet

Pilula që do të na shpëtojë nga problemet e zemrës

Një pilulë ditore që përmban katër ilaçe mund të zvogëlojë numrin e sulmeve në zemër me një të tretën.

Pilula e quajtur “Polipili” përmban aspirinë për hollimin e gjakut, statinë për uljen e kolesterolit dhe dy medikamente për të ulur presionin e gjakut.

Studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar thanë se pilula kishte një ndikim të madh por vetëm një kokërr pritet të kushtojnë 100 dollarë. Në të ardhmen, ajo pritet të ketë përdorim të gjerë në vendet më të varfra, ku numri i mjekëve është i kufizuar. Sëmundjet koronare të zemrës dhe goditja në zemër janë dy shkaqet kryesore të vdekjes në të gjithë botën, duke vrarë më shumë se 15 milion njerëz në vit.

Pirja e duhanit dhe mbipesha shtojnë po ashru rrezikun e një ataku kardiak. Studimi u bazua në më shumë se 100 fshatra në Iran, ku morën pjesë rreth 6.800 njerëz.

Gjysmës prej tyre iu dha polipili dhe këshilla se si të përmirësojnë stilin e jetës së tyre, ndërsa gjysma tjetër zbatuan vetëm këshillat.

Foto ilustruese,Gazeta Si, 23 gusht 2019

Pas pesë vjetësh nga 3,421 persona që pinë këtë medikament, vetëm 202 ngjarje kishin pësuar atak kardiak, ndërsa nga 3,417 personat që nuk e morën këtë pilulën, 301 kishin pësuar një sulm në zemër. Me këtë ritëm, konsumimi i kësaj parandalues nga 35 persona do të parandalonte njërin prej tyre të vuante nga sëmundjet e zemrës.

“Ne kemi siguruar prova bindëse që kjo është një strategji që vlen të merret në konsideratë,” tha profesori Tom Marshall, nga Universiteti i Birmingham. “Polipili çoi në ulje të mëdha të kolesterolit dhe kishte një efekt të lehtë në presionin e gjakut”, thotë ai.

Ilaçi u dha dhënë njerëzve mbi moshën 50 vjeç, pavarësisht nëse kishin pasur një problem të mëparshëm me zemrën ose jo.

“Duke pasur parasysh mundësinë e konsumimit botëror të polipilit, ekziston një mundësi e konsiderueshëm për të përmirësuar shëndetin kardiovaskular dhe për të parandaluar shkakun kryesor të vdekjes në botë,” thotë Nizal Sarrafzadegan, ekspert nga Universiteti i Shkencave Mjekësore në Iran, Iran.

Ideja e kësaj pilule është shfaqur që nga viti 2001 por ky është prova e parë e madhe që vërteton efektivitetin e saj.

Fondacioni Britanik i Zemrës tha se një e treta e britanikëve me presion të lartë të gjakut nuk ishin të vetëdijshëm se kishin gjendjen.

“Kjo do të thotë që përparësia më e madhe në Mbretërinë e Bashkuar është identifikimi i më shumë personave që nuk e kuptojnë se kanë kolesterol të lartë në gjak ose presion të lartë të gjakut “, thotë Marshall.

 

Më Shumë