Ngjarje

Pilotë të aviacionit civil tregojnë se kanë parë UFO mbi Irlandë

Një pilot raportoi për kullën e kontrollit se kishte parë disa drita të forta mbi re të cilat ishin të dyshimta. Piloti i British Airways që drejtonte avionin BA94 nga qyteti i Montrealit nuk mund të shpjegonte saktësisht atë që shihte mbi qiellin e Irlandës dhe kështu, kontaktoi kullën më të afërt të trafikut ajror për ta pyetur nëse ka pasur avionë ushtarakë mbi Oqeanin Atlantik.

Kur kontrollorët i thanë se nuk kishte asnjë lëvizje, vazhdoi rrugën, por prapë nuk e kuptonte se çfarë ishin dritat e forta që kalonin me shpejtësi fenomenale të cilat ai dhe i gjithë ekuipazhi kishin parë.

“Ne i pamë dritat në anën tonë të majtë. Ishte një dritë e fortë e cila kaloi me shpejtësi. Për një moment menduam se ishte një avion që dëshironte të na përplaste, tha piloti për gazetën amerikane The Washington Post.

Një pilot i Virgin Airlins nga Orlando, gjithashtu tha se kishte parë disa objekte të shndritshme që lëviznin duke ndjekur të njëjtin drejtim.

Autoriteti i Aviacionit Irlandez tha se raportet do të hetohen në procesin normal të hetimit të ngjarjeve konfidenciale.

Për disa dekada është thënë se jashtëtokësorët nuk ekzistojnë dhe njerëzit nuk duhet të besojnë thashethemeve të kota, por më anë të një filmi të kohëve të fundit të quajtur “Pentgon” tregohet se qeveria ka një program me vlerë 22 milion dollarë për të mbledhur dhe analizuar të gjitha anomalitë që janë parë në hapësirë.

Të dy pilotët shprehen se në ato momente ishin të frikësuar, pasi ishin përgjegjës për shëndetin dhe mirëqenien e qindra udhëtarëve, të cilët i kishin parë gjithashtu dritat e forta.

Ekspertët thanë se dritat ndoshta ishin meteoritë që hynin në Tokë në një kënd të ulët dhe me shpejtësi të madhe për shkak të gravitetit të Tokës, por kjo nuk është e besueshme për asnjë./The Washington Post/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë