Njerez

Pika në fund të fjalisë shihet si një shenjë zemërimi nga të rinjtë, thonë ekspertët

Adoleshentët janë rritur në epokën e teknologjisë dhe tashmë ato komunikojnë me anë të mesazheve me njëri-tjetrin ku vlen të përmendim se shumë herë shenjat e pikësimit mungojnë, madje një studim nga Universiteti Bingamton në Nju Jork tregoi që njerëzit që vendosin pikë në fund të fjalisë, shikohen si jo të sinqertë. Studime të tjera kanë arritur në përfundimin se pika në fund të fjalisë shikohet si një acarim i personit që dërgon mesazhin. Ekspertët tani po kryejnë studime për të kuptuar pse adoleshentët e interpretojnë një tekst të shkruar saktë si një sinjal acarimi.

Tema u hap pasi shkrimtari Rhiannon Cosslett tha në Twitter: ‘Njerëz të rritur, a e kuptoni se pika në fund të një fjalie shikohet si një sjellje jo miqësore nga të rinjtë?
Kjo bëri që shkrimtarja Sophie Hannah të përgjigjet: “Pyeta djalin tim  16-vjeçar dhe me sa duket kjo është e vërtetë. Nëse ai do të merrte një mesazh me pikë në fund, ai do të mendonte se bashkëbiseduesi është shumë serioz dhe i jep ndjesinë e frikës për ti kthyer përgjigje.”
Sipas ekspertëve, të rinjtë e mësuar të komunikojnë në mënyrë elektronike përdorin shkurtime fjalësh, dërgojnë një mendim por e ndajnë në shumë mesazhe dhe paragrafin e plotë, në një mesazh dhe me shenjat e pikësimit, të rinjtë e dërgojnë vetëm kur janë të acaruar ose të mërzitur.
Studimi i Universitetit Bingamton përfshiu 126 studentë dhe studiuesit zbuluan se mesazhet që përfundojnë me pikë, shihen si jo të sinqerta ndërsa mesazhet që përfundojnë me pikëçuditëse shihen si më të përzemërta dhe miqësore.
Autorët arritën në përfundimin se shenja e pikësimit ‘është një sinjal që dërguesi përdor për t’i treguar marrësit një gjendje emocionale siç është acarimi.
Udhëheqësia e hulumtimit Celia Klin tha se kur flasim, ne përcjellim emocione nëpërmjet tonit të zërit, mimikave, syve apo dhe lëvizjeve. Kur shkruajmë kjo nuk është e mundur prandaj ne priremi të shikojmë gabimet në shkrim apo shenjat e pikësimit si një mënyrë për të shprehur ndjesitë tona.
“Nuk jam i sigurt a janë të vërteta gjithë këto pasi unë mendoj se varet nga mesazhet por shenjat e pikësimit, në përvojën time janë padyshim një sinjal duke parë dhe që të rinjtë po largohen çdo ditë e më shumë nga përdorimi i tyre. Kur dikush nuk vendos kurrë pikë dhe e bën një ditë krejt papritur, këtu ka diçka që nuk shkon.” tha Owen McArdle, pedagog në Universitetin e Kembrixh.

Profesori David Crystal, një nga ekspertët më të njohur në botë argumenton se përdorimi i pikës është duke u “rishikuar në një mënyrë vërtet themelore”.
Në librin e tij, “Të vendosësh pikë”, ai thotë se shenja e pikësimit është bërë një ‘tregues emocionesh’, që paralajmëron marrësin se dërguesi është i zemëruar ose i mërzitur.
“Ju shikoni në internet pafund biseda që fillojnë dhe mbarojnë pa një shenjë pikësimi prandaj tani, në mënyrë të pavetëdijshme, mendohet se nëse vendos shenjë pikësimi, po tregon diçka.” thotë Crystal.

Burimi:DailyMail\Përktheu:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë