Ka ndodhur

Pije alkoolike dhe 20 mijë euro, goditen dy raste kontrabandë në portin e Durrësit

Gazeta Si - Policia ka goditur dy raste të tentativës për të kaluar produkte ose para të padeklaruara në portin e Durrësit, ndërsa ka vënë në pranga një person dhe proceduar penalisht tre të tjerë.

Për këtë rast është arrestuar 36-vjeçari me iniciale E.P., si dhe është proceduar ne gjendje të lirë 55-vjeçari me iniciale I.G., të dy banues në Shkodër. Nga kontrolli në autobusin në pronësi të 36-vjeçarit që kishte drejtues të dytë alternativ 55-vjeçarin, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 120 shishe me pije alkoolike dhe produkte të tjera të dyshuara të kontrabanduara.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë për shtetasit A. R., 50 vjeç dhe E. H., 35 vjeç, të dy banues në Durrës. Nga kontrolli në automjetin fuoristrade tip “Nissan” që drejtonte shtetasi A. R. dhe ku ishte pasagjer 35-vjeçari, në një hapësirë të përshtatur nën kroskot, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 20 000 euro të padeklaruara konform ligjeve në fuqi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë