Një raport i fundit nga Pfizer, tregon se vaksina është efikase edhe pas 6 muajsh nga aplikimi, por një dozë e tretë mund të rrisë fuqishëm mbrojtjen ndaj variantit Delta.
Gjetjet u zbuluan nga Pfizer ndërsa njoftuan planet për të kërkuar miratimin rregullator për dozat e treta. Të dhënat u postuan në internet si pjesë e një prezantimi të kompanisë dhe nuk i janë nënshtruar shqyrtimit shkencor. Rezultatet e më parshme kanë treguar se në muajin e katërt, efikasiteti ishte 90 për qind dhe në gjashtë muaj ishte rreth 84 për qind. Prezantimi tregoi gjithashtu se mbrojtja kundër variantit Delta ishte pesë herë më e lartë tek të rriturit deri në 55 vjeç që kanë marrë një dozë të tretë të vaksinës. Për grup moshat më të vjetra, doza e tretë mund të sigurojë 11 herë më shumë mbrojtje kundër variantit Delta. Pretendimet e kompanisë janë bazuar një grup të vogël pjesëmarrësish, por sipas kompanisë është i mjaftueshëm për të kuptuar se një dozë e tretë është e nevojshme./The Independet/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje