Shendet

Pfizer do të rrisë prodhimin dhe nuk pranon të heq dorë nga patenta e vaksinës Covid-19

Pfizer po parashikon të rris prodhimin e dozave të vaksinës Covid-19, duke thënë se do të mund të prodhojë qindra miliona doza shtesë.
“Pfizer pret të prodhojë 3 miliardë doza këtë vit, nga 2.5 miliardë doza që kishte parashikuar më parë dhe të paktën 4 miliardë vitin e ardhshëm, një rritje nga parashikimi i 3 miliardë që ishte deklaruar më parë”, tha shefi ekzekutiv Albert Bourla në një postim në rrjetin social LinkedIn.
Pfizer, zbuloi se ndër synimet e kompanisë është rritja e prodhimit sepse vendet po përballen me një mungesë dozash. Furnizimet shtesë mund të ndihmojnë në lehtësimin e kufizimeve të furnizimit në vendet me shifra të larta infektimesh dhe fatalitetesh.
“Këto doza nuk janë për të pasurit apo të varfërit, as për veriun apo jugun. Këto janë doza për të gjtihë”, tha Bourla.
India dhe vendet e tjera janë përballur me rritje dramatike në rastet e Covid-19, ndërsa SHBA, Izraeli dhe vendet e tjera të zhvilluara kanë pasur rënie të rasteve në kohën kur fushatat e vaksinimit vazhdojnë. Ndërsa disa vaksina Covid-19 janë marrë nga qeveritë, ka furnizim të kufizuar për shkak të mungesës së materialeve të papërpunuara dhe kjo sjell kapacitetin e kifizuar të prodhimit. Për të nxitur më shumë prodhim, India dhe Afrika e Jugut i kanë kërkuar Organizatës Botërore të Tregtisë urdhërojë heqjen e patentave për vaksinat Covid-19 në mënyrë që vendet të mund të bëjnë vaksinat më shpejtë dhe në rang lokal.
Sipas marrëveshjeve, Pfizer shpërndan vaksinën në shumicën e vendeve. Pfizer ka arritur marrëveshje për të furnizuar me doza rreth 116 vende dhe është në bisedime me të tjerët për të zhvilluar rreth 2.7 miliardë doza këtë vit.
“ Rreth 40% e këtyre dozave do të shkojnë në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta,” tha Bourla në postimin e tij në LinkedIn, ndërkaq ai shtoi de heqja e patentave do të "prishë progresin" e rritjes së prodhimit të vaksinave Covid-19 duke kërcënuar shkatërrimin e zinxhirit të furnizimit me lëndë të parë.
Burimi:The Wall Street Journal/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë