Shendet

Pfizer do të nxjerrë vaksinë për fëmijët e vegjël në vjeshtë

Pfizer ka dhënë detaje të tjera në lidhje me ecurinë e testimeve të vaksinave anti-Covid tek fëmijët.  Fëmijët kanë më pak gjasa se të rriturit që të kalojnë në gjendje të rëndë nga Covid-19. Tani për tani, Pfizer po teston vaksinën e saj në doza të ulëta tek të rinjtë dhe me doza më të ulëta akoma tek fëmijët e vegjël.

Sipas të dhënave të deritanishme Pfizer ka testuar vaksinën e tyre në 2,260 adoleshentë të moshës 12 deri në 15 vjeç dhe kanë marrë autorizimin për të shpërndarë dozat e para.  Rezultatet zbuluan se adoleshentët kishin një përgjigje të fortë të antitrupave ndaj virusit. Gjithashtu, vaksina ka parandaluar infektimet dhe nuk pati efekte anësore të patolerueshme. Vullnetarët janë ndarë në tre grupe, nga mosha 6 muaj deri në 2 vjeç, 2 deri në 5 vjeç dhe 5 deri 11 vjeç. Sipas të dhënave dozat e vaksinës COVID-19 të gjeneratës së ardhshme do të jenë më të lira, më të lehta për t’u shpërndarë dhe do të ofrojnë mbrojtje më të madhe ndaj shumë viruseve. Rreth 112 fëmijët që u testuan morën doza prej 10, 20 dhe  30 mikrogramë, ndërsa tek fëmijët më të vegjël u përdor një dozë  e vogël rreth  3 mikrogramë.

Sipas të dhënave  të Pfizer, testimet për të vlerësuar sigurinë dhe reagimin imunitar kanë filluar tashmë tek fëmijët 5-10 vjeç ku është përdorur doza me 10 mikrogramë dhe pritet të fillojnë edhe në grupmoshat më të reja në javët e ardhshme.  Njëjtë si me të rriturit dhe adoleshentët, vaksina Pfizer-BioNTech do t’i japë fëmijëve dy doza, me një distancë kohore mes tyre tre javë.  Prodhuesit e vaksinave do të duhet të tregojnë se dozat e tyre prodhojnë një përgjigje imune ekuivalente ose më të lartë sesa tek të rinjtë e grupmoshës 16 deri në 25 vjeç. Dy kompani të tjera që kanë filluar të testojnë dozat e tyre tek fëmijët janë Moderna dhe Johnson & Johnson.

Burimi:USA Today/ Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë