Shendet

Pfizer dhe BioNTech studion “dozën e tretë” të vaksinave që do të luftojë mutacionet e reja

Pfizer Inc dhe BioNTech kanë filluar një test studimi tek njerëzit me një vaksinë të dyshuar që do të jetë një mbrojtje ndaj të gjitha mutacioneve të tjera të virusit. Kompania tha të enjten se kanë filluar studimin e vogël për të parë nëse një dozë e tretë e vaksinës së tyre të autorizuar Covid-19 do të rrisë efektivitetin e saj kundër varianteve të reja, të tilla si lloji i parë i identifikuar në Afrikën e Jugut. Qasja e Pfizer ndryshon nga ajo e Moderna, e cila tha të mërkurën se kishte bërë një vaksinë të re. Kompania farmaceutike shpjegoi se ata janë gjithashtu në diskutime me rregullatorët shëndetësorë amerikanë, europianë dhe të tjerë në lidhje me studimin e një versioni të vaksinës së tyre që studiuesit krijuan për të mbrojtur nga varianti i gjetur në Afrikën e Jugut.
"Ne jemi duke ndërmarrë hapa të shumtë për të vepruar me vendosmëri dhe për të qenë të gatshëm në rast se një mutacion tjetër bëhet rezistent ndaj mbrojtjes së dhënë nga vaksina," tha Shefi Ekzekutiv i Pfizer Albert Bourla në një deklaratë.
Vaksinat Pfizer-BioNTech dhe Moderna duket se gjeneronin një përgjigje më të dobët imune ndaj llojit të identifikuar në Afrikën e Jugut. Përgjithësisht të gjitha kompanitë, përfshirë këtu edhe Johnson & Johnson po punojnë gjithashtu për vaksinat e reja.
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave tha këtë javë se kishte në plan të vlerësonte çdo goditje përforcuese të vaksinës kundër varianteve dhe nuk do të kërkonte prova të mëdha të efikasitetit për autorizim. Vaksina me dy doza Pfizer-BioNTech ishte e para e autorizuar për përdorim në ShBA, në Dhjetor, pasi një studim i madh global në 44,000 njerëz zbuloi se vaksina ishte e sigurt dhe 95% efektive në mbrojtjen kundër Covid-19 simptomatik.
Në studimin e ri të përforcimit të vaksinës, studiuesit po ofrojnë një dozë të tretë të vaksinës tek 144 njerëz që morën pjesë në një studim të fazës fillestare vitin e kaluar dhe u vaksinuan gjashtë muaj deri në një vit më parë. Subjektet midis moshës 18 dhe 55 vjeç, si dhe midis 65 dhe 85 janë të pranueshëm. Studiuesit do të vlerësojnë personat për neutralizimin e antitrupave kundër varianteve që qarkullojnë kur ata marrin dozën, pastaj një javë më vonë dhe një muaj tjetër pas kësaj.
"Ne duam që jo vetëm të gjejmë një mbrojtje të menjëhershme për këtë pandemi, por përgatitemi për atë që duam ta quajmë variant i keq i së ardhmes nëse shfaqet," tha William Gruber, nënkryetar i vjetër i hulumtimit klinik të vaksinave të Pfizer, në një intervistë të fundit.
Antitrupat neutralizues janë pjesë e përgjigjes imune, së bashku me antitrupat e tjerë dhe qelizat T, që mund të parandalojnë hyrjen e virusit në qeliza dhe replikimin e tyre. Pfizer dhe BioNTech nuk thanë kur prisnin të kishin rezultate nga studimi, për të cilat Pfizer më parë kishte thënë se ishte duke punuar gjithashtu. Gjatë një telefonate konferencë për fitimet në fillim të këtij muaji, shefi i R&D i Pfizer, Mikael Dolsten tha se rezultatet e një studimi të tillë mund të vijnë rreth fillimit të verës.
Rezultatet laboratorike të botuara në fillim të këtij muaji në revistën “New England Journal of Medicine” treguan se ndërsa vaksina Pfizer-BioNTech mbrohej nga varianti i parë i identifikuar në Afrikën e Jugut, kishte një rënie prej dy të tretave të antitrupave neutralizues kundër mutacioneve të variantit krahasuar me ato më të zakonshmet forma e virusit.
Burimi:The Wall Street Journal/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë