Gazeta Si – Një punonjës policie është pezulluar në Fier, pasi dyshohet se ka shkelur rregulloren, duke pasur marrëdhënie me një nga vajzat që dhunuan 17-vjeçaren, ngjarje e bërë publike pak ditë më parë.
Ky lajm u njoftua nga kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i cili tha se “polici ka hyrë në një marrëdhënie të panevojshme me vajzat që kanë kryer veprimin e kundraligjshëm”.
“Oficeri i policisë që është i përfshirë në ngjarjen e Fierit, ky nuk është i evidentuar se se ka nxjerrë videon ose e ka bërë publike për mediat, por pezullim i tij është urdhëruar për shkeljen e standardeve dhe cënimin e rëndë të figurës që ka bërë punonjësi i policisë në krye të detyrës, pasi ka hyrë në një marrëdhënie të panevojshme me vajzat që kanë kryer këtë veprim të kundraligjshëm”, tha Hita.
Ngjarja u bë publike pak ditë më parë, pas qarkullimit në rrjetet sociale të një videoje ku 19-vjeçarja, së bashku me dy vajza 15-vjeçare, shfaqeshin duke ushtruar dhunë ndaj një 17-vjeçareje.
Pas publikimit të pamjeve, Policia e Fierit arrestoi 19-vjeçaren, ndërsa rasti shkaktoi reagime të forta në opinionin publik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje