Ka ndodhur

Pësoi infarkt në timon, 48-vjeçari përplaset me shtyllën dhe humb jetën

Gazeta Si - Një 48-vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor, ku shkak dyshohet të jetë bërë infarkti në zemër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:10 në fshatin Karbunarë e Madhe të Lushnjës. Edi Llupo po pinte kafe në një lokal, kur sipas një dëshmitari ka ndjerë probleme me zemrën.

Ka marrë makinën dhe në rrugën e udhëtimit në aksin Lushnjë-Karbunarë ka qenë duke folur në telefon me një mik duke i thënë se ndjente dhimbje krahu dhe në zemër.

Me dhimbjen që po i shtohej dhe me telefonin hapur në bisedë, 48-vjeçari ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me një shtyllë elektrike në anë të rrugës.

Mjekët thanë se Edi Llupo erdhi me shenja jete në spitalin e Lushnjës, por pavarësisht përpjekjeve ishte e pamundur ta mbanin në jetë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë