Ka ndodhur

Përvetësoi 25 mijë euro përmes mashtrimit, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

Gazeta Si - Një 37-vjeçar është arrestuar dhe një tjetër u shpall në kërkim, pasi mashtruan një qytetare, duke i marrë një shumë të konsiderueshme parash.

Policia e kryeqytetit thotë se në pranga është vënë Elvis Boka, 37 vjeç, banues në Tiranë dhe në kërkim është shpallur D. R., 35 vjeç.

Bëhet e ditur se Boka dhe 35-vjeçari i shpallur në kërkim, duke qenë të punësuar si administratorë në një subjekt, kanë përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit, shumën prej 25 mijë euro, nga një qytetare, me pretendimin se do t’i blinin asaj një apartament.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë