Ka ndodhur

Përshtati një ambient në Malësi të Madhe për të kultivuar kanabis, arrestohet 27-vjeçari

Armando Vulaj është vënë në prangat e policisë së Malësisë së Madhe për kultivim kanabisi. I riu u shpall dje në kërkim, pasi i arrestuan bashkëshorten. Çifti kishte përshtatur një ambient pranë banesës së tyre në kultivim kanabisi.

27-vjeçari dhe bashkëshortja e tij, e arrestuar ditën e djeshme, gjatë operacionit “Bratosh”, kishin përshtatur një ambient, në afërsi të banesës së tyre, për tharjen e bimëve narkotike cannabis sativa. Shërbimet e Policisë sekuestruan nga ky ambient, 13 kg bimë/lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, në trajta të ndryshme, në proces tharjeje.

Por Vulaj nuk është emër i panjohur për policinë. Ai është vënë në pranga edhe në Lezhë, në janar të këtij viti i shoqëruar me Astrit Shekajn për armëmbajtje pa leje. Edhe më herët, Vulaj ka qenë i dënuar për trafik droge.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë