Ka ndodhur

Përshtati banesën për prostitucion, arrestohet 61-vjeçari në Fier

Gazeta Si - Një 61-vjeçar është arrestuar me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit në Fier.

Policia thotë se A.M., banues në Fier, shfrytëzonte një 35-vjeçare me banim po në këtë qytet në shtëpinë e tij.

Pas provave të grumbulluara, 61-vjeçari është vënë në pranga në lagjen “Apollonia”.

Ndërsa shtetësja F.Xh., e cila u gjet brenda ambienteve të shtëpisë, do të procedohet për veprën penale “ushtrimi i prostitucionit”.

Po ashtu, 61-vjeçari, i dënuar më parë për veprën penale “përkrahja e autorit të krimit”, akuzohet për “shfrytëzim të prostitucionit” dhe “përshtatje e ambienteve për prostitucion”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë