Shendet

Përsëri alarm nga Kina: Një burrë vdes nga Hantavirusi

Një burrë në Kinë vdiq pasi u diagnostikua me hantavirus. Burri i cili ishte nga provinca Yannan në jugperëndim të Kinës, vdiq të hënën ndërsa udhëtonte për në provincën Shandong në Lindje.
Lajmi u bë i ditur nga gazeta "Global Times" dhe thuhet se burri u ekzaminua pasi vdiq. Gjithashtu edhe 32 persona të tjerë që ishin në autobus me burrin në fjalë u testua për virusin, i cili rrallë kalohet nga njeriu tek njeriu. Rezultatet e testeve ishin të paqarta. Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, anëtarët e familjes së patogjenëve hantavirus janë përhapur kryesisht nga brejtësit.

https://twitter.com/globaltimesnews/status/1242257863185063937

Transmetimi i hantaviruseve mund të bëhet nga ajri, kur grimcat e virusit nga urina e kafshëve, feçes dhe pështymës udhëtojnë në ajër dhe infektojnë individët. Në raste të rralla një person është diagnostikuar me hantavirs. Kjo gjë ndodh vetëm kur mund të kafshohet nga një kafshë e infektuar, ndërkohë që ekspertët tregojnë se njerëzit mund të infektohen edhe nëse kanë kontakt me urinën dhe feçet e një kafshe të infektuar.
Të infektuarit me shpesh preken nga Ethet Hemorragjike Hantavirus me sindromën renale (HFRS). Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA shprehet se hantaviruset nuk mund të kalohen nga njeriu tek njeriu, por ka pasur raste të raportuar të transmetimit në Kili dhe Argjentinë. Sipas ekspertëve njerëzit më të rrezikuar nga hantavirus janë ata që qëndrojnë në zona rurale, në fusha ose ferma që kujdesen për kafshë të ndryshme.

Simptomat e përgjithshme të virusit i cili është cilësuar vdekjeprurës nga ekspertët janë; lodhja e pakuptimtë, ethe dhe dhimbje e muskujve në kofshë, shpinë dhe shpatulla. Të tjera simptoma janë marramendja, dhimbje e kokës, diarreja dhe të vjellat.
Ekspertët e shëndetit publik në SHBA thonë se nëse simptomat e hantavirusit HFRS shfaqen shumë shpejt, ato do të fillojnë me ethet, më pas shikimi do të mjegullohet, fytyra do të skuqet dhe nga presioni i ulët i gjakut mund të shkaktohet dëmtim akut i veshkave. Ndër të tjera ata thonë se 1 në 15 persona të prekur humbet jetën nga ku lloj hantavrusi.
Vdekja e këtij burri vjen në mes të shpërthimit të koronavirusit të ri i cili mendohet se mund të ketë kaluar nga lakuriqët e natës, ose pangolinat tek njeriu./Newsweek.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë