Analize

Përse shajnë politikanët?

Politikanët kanë një histori të gjatë sharjesh në publik. Regjistrimet e fshehta të Shtëpisë së Bardhë gjatë administratave Johnson dhe Nixon në vitet '60 dhe ’70 dokumentojnë sharje dhe përdorim të fjalëve të pista nga presidentët pothuajse çdo ditë në detyrë. Andrew Jackson thuhet se shante aq shumë sa papagalli i tij i përkëdhelur filloi ta imitonte, deri në atë pikë sa u desh të hiqej nga varrimi i Jackson. Por, në pjesën më të madhe të rasteve, sharjet e politikanëve ndodhin pas dyerve të mbyllura, ta paktën në SHBA,

Gjatë viteve të fundit, kemi parë një rritje të konsiderueshme të politikanëve që përdorin fjalë banale në publik. Si kandidat, fjalimet e hershme të presidentit Donald Trump për shembull filluan të mbaheshin mend fjalët e pista,

Në një fjalim në fillim të vitit 2016, Trump përdori një fjalë në anglisht për organet gjenitale femërore për t'iu referuar një kandidati tjetër republikan për president, Ted Cruz.

https://www.youtube.com/watch?v=sT_mcATXObw

Edhe këtë vit, rreth gjysma e kandidatëve demokratë kanë përdorur sharje në pothuajse çdo fjalim, duke detyruar Komitetin Kombëtar Demokratik të udhëzonte kandidatët të shmangin sharjet në publik.

Kjo prirje e politikanëve për të sharë në publik është më shumë sesa thjesht impulsivitet apo pjekuri. Kërkimet nga firma analitike GovPredict zbuluan se përdorimi i sharjeve nga politikanët në Twitter ka marrë një hov të jashtëzakonshëm. Në tre vitet e fundit, politikanët amerikanë mësohet se postuan gjithsej 6,047 sharje.

Viti 2019 ishte qartë një pikë kthese në SHBA dhe Europë për gjuhën që politikanët përdorin në publik. Ndoshta kjo rritje ka ardhur për shkak të intensitetit të emocioneve të nxitura nga kriza e koronavirusit.  Gjuha ofenduese nuk është e re në politikën ndërkombëtare, por debatet për shkak të krizës që  ka shkaktuar pandemia duket se i kanë çuar politikanët në nivelin më të ulët të etikës.

Drejtori i “GovPredict” Emil Pitkin thotë se këtë vit është parë një ndikim të fortë  i përdorimit të fjalëve banale nga politikanët në Twitter tek audienca e re. Gazeta “New York Time” e ka cilësuar Trump "presidentin banal, duke nxjerrë në pah sesa herë e përdor fjalën "dreq", "gomar" apo "budalla"  në postimet e tij.

Trump di ta lexojë turmën dhe e sheh entuziazmi kur ai përdor fjalë si “m*t” ose “p*rdhu”, duke e paraqitur veten si pjesë si pjesë të turmës dhe jo si dikush që po përpiqet të marrë miratimin e saj.

John Murphy, një ekspert i retorikës politike dhe evolucionit të saj, thotë se gjithmonë që ka fushata elektorale vihet re një rritje e përdorimit të gjuhës banale në publik.

Një nga arsyet pse politikanët flasim më lirshëm në publik ka të bëjë edhe me faktin se qëndrimet e të rinjve ndaj sharjeve kanë ndryshuar me kalimin e viteve, deri në pikën ku lloji i sharjeve që përdorin politikanët mund të mos ketë shumë ndikim tek ata. Fjalori i pisët ka shpërthyer në sferën publike nëpërmjet televizionit kabllor, transmetimin e videove, mediave sociale dhe lojërat në internet.

Për të fituar votat tona, politikanët duhet të tërheqin vëmendjen tonë. Dhe përdorimi i sharjeve është një nga mënyrat më të mira për ta bërë këtë. Dëgjimi i tyre rrit rrahjet e zemrës së dëgjuesit dhe çliron adrenalinën.

Një studim eksperimental britanik hetoi efektin e përdorimit të gjuhës banale në publik. Rezultatet treguan se përdorimi i fjalëve të pista rriste jo vetëm vëmendjen, por edhe mbështetjen për politikanët, Efekti i fundit ishte veçanërisht i fortë për kandidatët meshkuj, pasi vulgariteti i politikanëve nuk ndikoi drejtpërdrejt në shanset e tyre për t’u votuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë