Shendet

Përse meshkujt nuk kanë probleme me celulitin?

Celuliti është një lloj dhjami në një nënshtresë të lëkurës që përmban grupe të kontraktura të indeve lidhëse. Ky ind lidhës qe varion në trashësi dhe është i lidhur me qelizat dhjamore qëndron aty falë një rrjeti fibrash, që mbron trupin tonë, duke rrethuar muskujt dhe organet tona. Ai rrethohet nga një lëng që e ushqen. Kur yndyrnat, lëngjet dhe toksinat ngecin thellë në organizëm poshtë epidermës indet lidhëse trashen dhe forcohen duke dhënë një efekt portokalli.

Por duket se burrat dhe gratë janë të ndryshëm edhe sa i përket celulitit.

Meshkujt nuk vuajnë nga problemet e celulitit. Lëkura e meshkujve është më e trashë se ajo e femrave dhe fibrat e tyre të kolagjenit nuk janë vertikalisht, por në një kryqëzim horizontal që mban yndyrë në mënyrë të vendosur dhe jo duke e lënë atë të shtypë kundër lëkurës dhe t'i japë një pamje të shëmtuar. Tek gratë, shtresat e yndyrës priren të zhvillohen në sipërfaqe, në drejtim të lëkurës dhe kështu çdo “akumulim” është menjëherë i dukshëm.

Celuliti nuk është domosdoshmërisht e varur nga pesha e trupit, kështu që ju mund të gjeni njerëz me të vërtetë të shëndoshë pa celulitin fare. Pjesa tjetër zë mungesa e estrogjenit, hormonet që tek femrat ngadalësojnë eliminimin e ujit, yndyrnave dhe mbeturinave, duke favorizuar akumulimin (në mpiksje) në zona të caktuara të trupit.

 Kujtojmë që kaloritë tepërta dhe yndyrnat tek meshkujt përqendrohen më së shumti në zonën e barkut, gjë të cilët në një moshë të caktuar të gjithë e kanë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë