Media Galeri

Përreth lagunës së Karavastasë

Pelikani dalmat ka nisur fluturimin mbi Lagunën e Karavastasë. Ky shpend fillon mbarështimin çdo janar, pikërisht në pikun e dimrit, periudhë kur shumica e shpendëve janë ende në gjumë dimëror. Kopetë e Pelikanëve Dalmatë mblidhen çdo janar në ishullin e Pelikanit në Lagunën e Karavastasë. Kjo lagunë gjendet në afërsi të Lushnjës dhe në qendër të Ultësirës Perëndimore. Është laguna më e madhe në Shqipëri dhe një nga më të mëdhatë në Adriatik e cila është e mbrojtur nga Konventa e Ramsarit më 29 nëntor 1996.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë