Lojëra me Dore

Përralla Gauff në Wimbledon vazhdon me fitoren e radhës

Kur mposhti pastër 2:0, 6:4, 6:4 me Venus Williams, Coco Gauff i befasoi të gjithë. Vetëm 15 vjeç tenistja amerikane tregoi edhe një herë që premton të bëhet një nga legjendat e këtij sporti shumë shpejt. Ajo arriti të fitonte shumë lehtë 6-3 6-3 kundër tenistes sllovake me shumë eksperiencë, Magdalena Rybarikova.

Triumfi me Rybarikova ishte akoma dhe me impresionuese. Në fushën kryesore të Wimbledon, Gauff nuk tregoi asnjë pikë emocioni dhe humbi vetëm 5 pikë nga shërbimet e saj përballë sllovakes. Një qëndrim prej kampioneje veterane dhe një sjellë po në atë lartësi edhe në fjalët pas ndeshjes, po bën që fansat e amerikanes të shtohen çdo ditë. Ajo ia ka dalë që me atë që ka bërë në fushë të marrë mbështetjen edhe të kundërshtareve, të cilat i ka mposhtur, siç ishte në fillim Williams dhe tani Rybarikova.

"Unë jam ende e tronditur nga ajo që po përjetoj këtu", tha Gauff për BBC  "Unë luajta mirë në pritje, pasi ajo bëri shërbime mahnitëse. Në këto ditë nuk kam qenë në gjendje të relaksohem asnjë minutë të vetme, ka shumë gjëra që po ndodhin, por dua të them se jam shumë e lumtur dhe dua të arrij sa më lartë të jetë e mundur.”

Në raundin e tretë ajo që do ketë përballë sërish një ndeshje shumë të vështirë, pasi do të luaj kundër sportistes nga Sllovenia, Polona Hercog.  Por kush mund ta thyej këtë ëndërr të bukur të 15-vjeçares që po mahnit me raketën e saj? Nëse Gauff mposht Hercog, atëherë ajo mund të dalë kundër ish-numrit një të botës Simona Halep në raundin e katërt. Dhe nëse sërish ajo e kalon atë sfidë atëherë fituesja e Australian Open, Caroline Wozniacki do ta presë në çerekfinale me një mundësi që në gjysmëfinale të jetë kundër Karolina Pliskova ose idhullit të saj Serena Williams.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë