Ka ndodhur

Përplasja me armë me djalin e kryeplakut, lirohet efektivi i ‘Delta Force’

Gazeta Si - Gjykata e Vlorës ka liruar nga qelia policin e “Delta Force”, Lisjan Myrtaj, i cili pesë ditë më parë u përfshi në një konflikt me armë në qytetin bregdetar.

Në seancën e sotme, atij i është caktuar masa e sigurisë "Detyrim paraqitje".

Myrtaj pranoi plotësisht autorësinë e ngjarjes dhe paraqiti dinamikën e veprimeve duke theksuar se gjithçka e ka kryer për qëllime vetëmbrojtje dhe jo kriminale.

Ai u la në detyrim paraqitje, teksa nuk ka asnjë gjurmë nga djali i kryeplakuttë Kaninës, Juxhino Todi, me të cilin u përfshi në konflikt.

Myrtaj tha në dëshminë e tij se me 24 vjeçarin (djali i kryeplakut të Kaninës) kishin mbyllur problemet që kishte pasur më herët.

Grupi hetimor gjeti në vendngjarje 7 gëzhoja të pistoletës së policit. Pas të shtënave me armë, Juxhin Todi u largua nga vendngjarja, duke lënë  në makinën e tij vajzën që e shoqëronte.

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim Juxhin Todin, që kishte ndërruar mbiemrin nga Aliraj në Todi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë