Ngjarje

Përplasja fizike mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias, dosja i kalon për hetim AMP-së: Kush e nxorri videon?!

Dosja e përplasjes fizike brenda familjes mbretërore i ka kaluar për hetim Agjencisë së Mbikqyrjes Policore për të thelluar hetimet si institucion që do të ruajë edhe anonimatin.

Raportohet se Princ Leka, i shoqëruar nga avokati i tij, është paraqitur pranë AMP ku është marrë në pyetje në lidhje me përplasjet fizikes mes tij dhe bashkëshortes Elia Zogu (Zaharia). Këta të fundit janë në proces divorci dhe për të dy janë vendosur urdhër-mbrojtjeje.

Në ditët në vijim pritet të merren në pyetje edhe Elia Zaharia dhe babai i saj Gjergj Zaharia.

Ndërkohë AMP do të hetojë edhe  për të zbuluar personin i cili shpërndau videon e sherrit në media.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë