Ka ndodhur

Përplasi për vdekje këmbësorin dhe u arratis, kapet 26-vjeçari

Është arrestuar drejtuesi i makinës që përplasi për vdekje ditën e hënë një person në Lezhë. Sipas policisë, i arrestuari është M.D. 26 vjeç.

Në Torovicë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, i riu përplasi një të moshuar 71 vjeç, që po kalonte në rrugë, i cili për pasojë ndërroi jetë.

Pas aksidentit, 26-vjeçari braktisi mjetin dhe u largua nga vendngjarja, por arratisja zgjati shumë pak pasi u arrestua.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë