Ka ndodhur

Përplasi për vdekje 76-vjeçarin, arrestohet i riu në Elbasan

Gazeta Si- Një 76-vjeçar humbi jetën në një aksident në aksin rrugor Cërrik-Papër të Elbasanit mbrëmjen e së mërkurës, ku një automjet përplasi këmbësorin me iniciale A.L.

Policia tha se i moshuari humbi jetën menjëherë si pasojë e plagëve që kishte pësuar. Ndërsa shoferi i mjetit tip "Audi", 28-vjeçari A.B. nga Tirana, u arrestua.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë