Ka ndodhur

Përplaset nga makina, humb jetën një 70-vjeçar në Kuçovë

Gazeta Si - Një person rreth 70 vjeç ka mbetur i vdekur mëngjesin e kësaj të hëne në aksin rrugor Kuçovë-Dimal si pasojë e një aksidenti.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në fshatin Meteor rreth orës 06:00. Viktima ka qenë duke udhëtuar me një biçikletë në momentin që është përplasur nga një makinë tip “Fiat” që drejtohej nga një 30-vjeçar.

Trupi i pajetë i të moshuarit ka qëndruar për disa minuta në rrugë, në pritje të ambulancës dhe më pas është transportuar në Morgun e Spitalit Rajonal të Beratit. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë