Ka ndodhur

Përplasen dy automjete në rrugën Fier-Lushnjë. Një person i plagosur transportohet në spital

Një aksident ka ndodhur rreth orës 17:00, në Bypass-in e Fierit.

Në aksident janë përfshirë dy mjete, një kamion dhe një mjet i vogël transporti.

"Në Bypass-in e Fierit, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Gj. N., 45 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin G. S., rreth 60 vjeç, banues në Hoxharë, Fier. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi G. S. i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve", thuhet në njoftimin e policisë.

Drejtuesi i mjetit të vogël ngeli i bllokuar brenda në mjet por policia dhe zjarrfikësit punuan për nxjerrjen e tij.Pas nxjerrjes së drejtuesit një ambulancë e ka shoqëruar për në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë