Kur Masha, një ari kaf euroaziatik, mbërriti javën e kaluar në Halmeu, në anën rumune të kufirit me Ukrainën, vendkalimi ishte i mbushur me refugjatë – nëna, fëmijë, gjyshe, gjyshër, gra të reja që udhëtonin vetëm.
Masha po pushonte në pjesën e pasme të furgonit që kujdestari i saj, Lionel de Lange, kishte marrë me qira për ta nxjerrë nga vendi. Ndërsa priste të kalonte kufirin, ai hapi derën e pasme për ta lënë atë të merrte pak ajër të pastër. Kishte kaluar rreth 20 orë në makinë.






Historia e Masha dhe de Lange vë në qendër të vëmendjes jo vetëm viktimat jo-njerëzore të luftës brutale të Rusisë, por edhe vështirësitë e kujdestarëve të kafshëve në Ukrainë, të cilët po rrezikojnë jetën e tyre për t’i shpëtuar.
Disa, si de Lange, themelues dhe drejtor i Warriors of Wildlife , një organizatë shpëtimi me bazë në Ukrainë, ndërmarrin udhëtime të rrezikshme për të shpëtuar kafshët. Të tjerë mbeten në shtëpi, duke u kujdesur për kafshët shtëpiake ose kafshët e egra në kopshtet zoologjike dhe vendstrehime, mes pakësimit të furnizimeve ushqimore dhe bombardimeve të vazhdueshme.
Masha u strehua në Libearty Bear Sanctuary , në Zarnesti, Rumani, shtëpia e 117 arinjve kafe të shpëtuar nga cirqet, manastiret, hotelet dhe atraksionet turistike, pothuajse të gjitha në Evropë. Masha ishte një nga arinjtë e parë të evakuuar nga Ukraina në vazhdën e pushtimit rus. Ajo bashkohet me luanët, tigrat dhe kafshët e tjera që po gjejnë strehim në Rumani, Poloni, Gjermani dhe vende të tjera evropiane.
Më shumë se 3.5 milionë ukrainas janë larguar nga vendi, sipas Kombeve të Bashkuara. Ndërsa, Masha është vetëm një nga shumë kafshët që janë evakuuar. Shtatë arinj nga Ëhite Rock Bear Shelter , në Kiev, mbërritën më 6 mars. Dhjetëra mijëra kafshë mbeten në kopshte zoologjike, ferma, vendstrehime, strehimore dhe në rrugë në të gjithë Ukrainën. Ushqimi, është i pakët dhe shumë zona janë të paarritshme për ndihmën e jashtme.
Burimi: National Geographic/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



