Ngjarje

Përpjekje për t’iu shmangur sekuestrimit, jahti i oligarkut rus pranë ujërave shqiptare

Pas disa ditësh qëndrimi në portet e Malit të Zi, superjahti “Solaris” i oligarkut rus, Roman Abramovich është sinjalizuar mëngjesin e së martës në ujërat ndërkombëtare pranë ujërave territoriale shqiptare me destinacion Turqinë.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, jahti ishte me statusin e pritjes së urdhrit, por me destinacion të vendosur për në Turqi, destinacion që u hoq më pas.

Në rreth me ngjyrë lejla pozicioni i jahtit të Roman Abramovich sipas të dhënave në orën 12:00

Mendohet se Abramovich po përpiqet që ta shpëtojë jahtin nga sekuestrimi, duke e kaluar atë përmes Ngushticës së Bosforit në Detin e Zi dhe më pas drejt porteve ruse në Detin e Zi.

Abramovich është në listën e zezë të sanksioneve të BE-së, SHBA dhe Britanisë së Madhe. Atij i është hequr e drejta e kontrollit të klubit të futbollit anglez Chelsea dhe i është ndaluar shitja e ekipit londinez.

Të dhënat e “Flight Radar” tregojnë një avion i lidhur me oligarkun rus të sanksionuar Roman Abramovich u ul në Moskë herët të martën, pas një ndalese të shkurtër në Stamboll. Avioni mbërriti në Stamboll nga Izraeli të hënën, pak pasi u pa në aeroportin Ben Gurion të Tel Avivit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë