Ka ndodhur

Përndoqi ish-të dashurën, i dogji makinën dhe e dhunoi! Arrestohet në Laç 30-vjeçari i kërkuar në Itali

Gazeta Si- Një 30-vjeçar, i akuzuar nga Gjykata e Riminit për 3 vepra penale kundër personit dhe pronës, është kapur në Laç dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Policia thotë se në pranga ka rënë Donld Martrinajj, i lindur në fshatin Gurëz, Kurbin. Sipas policisë, 30 vjeçari është dënuar në Gusht të vitit të shkuar për “përndjekje”, “kanosje” dhe “shkatërrim prone”.

Mësohet se ai ka përndjekur ish-të dashurën, i ka djegur makinën me benzinë si dhe ka futur njerëz të tjerë për ta dhunuar fizikisht.

“Gjykata e Riminit, Itali, me vendimin e datës 25.08.2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Përndjekja”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi akuzohet se në muajin korrik, 2023, ka përndjekur ish të dashurën, i ka djegur me benzinë automjetin, si dhe ka organizuar shtetas të tjerë që kanë dhunuar këtë shtetase dhe partnerin e saj. Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi”, njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë