Shendet

Përmirësohen Kryepeshkopi Anastas dhe Arqipeshkvi Frendo, Myftiu i Shkodrës drejt Turqisë

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë informoi të shtunën se gjendja e kryepeshkopit Anastas është e qëndrueshme.

Paralelisht u njoftua se edhe gjendja e Arqipeshkvit metropolit të Tiranë-Durrësit, imzot George Frendo paraqitej më e qëndrueshme.

Arqipeshkvit metropolit të Tiranë-Durrësit, imzot George Frendo

“Kryepiskopi vazhdon me simptoma të lehta dhe merr urime të shumta për shërim të shpejtë.  Gjendja shëndetësore e Kryepiskopit Anastas këto 4 ditë vazhdon të jetë me simptoma të lehta, e qëndrueshme dhe nën kontrollin e vazhdueshëm dhe të përkushtuar të mjekëve”, njofton Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë.

Ipeshkvi Ndihmës Imzot Arjan Dodaj tha se pati sot një video-telefonate me Arqipeshkvin Imzot George Frendo dhe shefin e repartit ku ndodhet i shtruar.

"Nga sot Imzot Frendo ka kaluar në një nga repartet normal të Covid. Situata shëndetësore e Imzot Frendos është shumë stabël dhe po mbahet nën monitorim për mushkëritë, e nevojshme që kjo terapi të stabilizohet për ta kthyer në mënyrë të shëndetshme nga prania e virusit. Situata është shumë e qetë.

Imzot Frendo është shprehur se mezi pres të kthehem në Arqidioqezë (Tiranë) për t’iu rikthyer jetës aktiviteteve dhe jetës baritore", tha Dodaj.

Myftiu i Shkodrës, Muhamed Syrtari

Ndërkohë të shtunën është nisur për një mjekim më të specializuar drejt Turqisë Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari i cili rezultoi pozitiv pak ditë më parë me Covid-19.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë