Bota

Përmbytje dhe rrëshqitje dheu nga moti i keq në Itali, viktima dhe dhjetëra të zhdukur

Gazeta Si - Një stuhi goditi ishullin Ischia natën mes të premtes dhe të shtunës, duke shkaktuar përmbytje dhe dëme në Itali, ku zona më e prekur është ajo e Casamicciolas.

Sipas autoriteteve, është vetëm një viktimë e konfirmuar, ndërsa vazhdojnë kërkimet për 11 persona të zhdukur, të cilët dyshohet se janë përpirë nga rrëshkitjes e baltës

Por ka një përplasje për numrin e viktimave. “Ka tetë të vdekur të konfirmuar”, deklaroi ministri Matteo Salvini ndërsa qeveria shpreh solidaritetin me popullsinë e prekur. Mes të zhdukurve, një familje e përbërë nga një burrë, grua dhe dy fëmijë; dhe një vajzë 25 vjeçare.

Çifti me të porsalindurin nga ana tjetër është gjetur dhe ndodhet në spital. Operacionet e shpëtimit janë të komplikuara nga moti i keq.

Shkëmbinjtë ranë nga mali, rrjedha përmbyti disa shtëpi dhe tërhoqi makinat në det.

10 ndërtesa u shembën. Ndihma po vjen edhe nga jashtë rajonit. “Situatë e ndërlikuar, ka shtëpi të shkulura nga rrëshqitja e dheut”, shpjegon komandanti i karabinierëve, Tiziano Laganà.

Llumi dhe balta po ashtu morën përpara dhjetëra automjete. Autoritetet shpallën gjendjen e emergjencës pasi rrugët drejt qytezës janë bllokuar si pasojë e rrëshqitjeve, duke bllokuar të paktën 30 familje që veç të tjerash mbeten pa ujë dhe energji elektrike.

Mbi 200 familje janë evakuuar deri tani. Ekipet lokale të emergjencës janë në luftë me kohën për të gjetur të mbijetuar nën llumin që ka mbuluar banesat.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë