Ka ndodhur

Përmbyset zetori, plagosen gjyshi, nipi dhe mbesa. 10-vjeçarja te Trauma

Një zetor është përmbysur gjatë një përpjekjeje për të kaluar një kanal vaditës, duke shkaktuar plagosjen e gjyshit, të nipit dhe të mbesës.

Aksidenti ka ndodhur në Çermë të Divjakës pasditen e kësaj të shtune. Mësohet se shtetasi Xh.A., ka qenë duke shkuar për të punuar tokat bujqësore, por ka pësuar një aksident.

Mjeti bujqësor, një zetor i vogël me rimorkio, është përmbysur dhe dy fëmijët e vegjël, 10 dhe 8 vjeç, janë zënë poshtë nga rimorkio.

Si pasojë e aksidentit, i moshuari dhe djali 8-vjeçar ka marrë dëmtime të lehta, ndërsa vajza 10 vjeçe ndodhet në gjendje më të rëndë. E mitura, pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Lushnjës, është nisur për mjekim të specializuar në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë