Ka ndodhur

Përmbyset kamioni në Kozare, shoferi mbetet i bllokuar brenda kabinës

Një tjetër aksident gjatë mbrëmjes së sotme ka ndodhur në Kozare të Kuçovës, ku një kamion ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Sipas njoftimit të policisë, shoferi i kampionit ka mbetur i bllokuar në kabinë.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe ato të zjarrfikëseve për të nxjerrë shoferin nga mjeti.

Informacion paraprak

Sot, rreth orës 20:00, në vendin e quajtur Kozare, Kuçovë, shtetasi A.P, duke drejtuar mjetin tip “Kamion”, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses janë në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit, pasi ka ngelur i bllokuar në mjet. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë