Ngjarje

Përmbyset autobusi në Portugali, humbin jetën 28 turistë gjermanë

Një autobus turistik u përmbys në ishullin e Madeira të Portugalisë, duke shkaktuar të paktën 28 viktima, ndërkohë që raportohet për disa të plagosur.

Mediat portugeze shkruajnë se shoferi humbi kontrollin e automjetit që u rrëzua në një shtëpi. Viktimat, 11 burra dhe 17 gra, janë turistë nga Gjermaia. Udhëzuesi dhe shoferi portugez u plagosën.

Autobusi mbërriti në një majë kodre në Quinta Splendida. Grupi ishte në Santa Cruz, në njësinë hoteliere Quinta Splendida, dhe po lëvizte në Funchal. Në automjet kishte 57 turistë.

Të paktën 14 ambulanca thuhet të jenë në vendin e ngjarjes. Ndërsa sipas informacioneve të para mësohet se drejtuesi i autobusit kishte humbur kontrollin në një kthesë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë