Ka ndodhur

Përleshje mes të rinjve, vritet me thikë 19-vjeçari në Fier. Dyshohet se sherri nisi në rrjetet sociale (Foto)

Gazeta Si- Një sherr mes disa të rinjve në qytetin e Fierit, i cili dyshohet se ka nisur fillimisht në rrjetet sociale, ka përfundur në tragjedi, ku ka humbur jetën 19-vjeçari Grei Bihuci.

Ngjarja e rëndë ka nodhur në bulevardin “Jakov Xoxa” të Fierit paraditen e kësaj të hëne dhe sipas policisë autori i dyshuar i ngjarjes është 18-vjeçari Florian Muka, i cili është arrestuar.

Gjithashtu, një 20-vjeçar me iniciale O.S., ka mbetur i lënduar pasi në momentin që ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, është dëmtuar. Policia thotë se i riu ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Adoleshenti është dërguar me urgjencë në spital, por fatkeqësisht humbi jetën. Sipas burime, sherri ka nisur fillimisht në rrjetet sociale dhe më pas ka agravuar në përleshje fizike mes disa personave në qendër të qytetit të Fierit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e vrasjes.

“Rreth orës 11:30, në bulevardin “Jakov Xoxa”, shtetasi F. M., 18 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 19 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital. Në spitalin e Fierit është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi O. S., 20 vjeç, i cili në momentin që ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin F. M, dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, - thuhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë