Ka ndodhur

Përleshje me thika dhe sende të forta mes dy personave në Kukës, arrestohet 34-vjeçari

Gazeta Si - Një person u arrestua në flagrancë dhe një tjetër u procedua penalisht në gjendje të lirë në Kukës, si pasojë e një sherri të dhunshëm.

Policia thotë se E.K., 34 vjeç ka plagosur me thikë shtetasin A.C., i cili po ashtu e goditi më herët me sende të forta duke i shkaktuar plagë të konsiderueshme.

E.K. u arrestua dhe akuzohet për "Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë, teksa A.C. ndodhet në spitalin e Prizrenit, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë