Përkeqësimi i kushteve të motit ka bërë që kapiteneria e portit të Vlorës të dalë me një njoftim përmes të cilit bën me dije se është ndaluar dalja në det e mjeteve të vogla të peshkimit të cilat operojnë në det të hapur duke filluar nga ora 08:00 të ditës së sotme.
Sipas kapitanerisë, mjetet që lundrojnë brenda gjirit të Vlorës duhet të marrin masat e nevojshme teksa, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht.
“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datës 07.01.2025 duke filluar nga ora 08:00 datë 07.01.2025 kushtet hidrometeorologjike do të jenë në drejtimin JUG-JUG-LINDJE në forcën deri 6-7bft me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra”, shkruhet në njoftim.
Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 10:00 të datës 08.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.