Dosje

Përgjimet / Dyshimet për tradhti brenda grupit, Rexhep Rraja: Keni fut mallin e robve të tjerë!

Gazeta Si – Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja dyshohet të ketë qenë kreu e grupit të goditur në Fushë Krujë gjatë aksionit antidrogë me urdhër të SPAK.

Në një prej komunikimeve të zbardhura mes anëtarëve të grupit, është biseda pas kapjes së 236 kg kanabis në doganën e Turqisë, ku kamioni ishte ndaluar për kontroll fizik.

Grupi ngre dyshime për një tradhti të mundshme nga shoferi, Elton Bogdani. Ndërsa Agim Nina, personi që ka mbajtur kontaktet me shoferin, thotë se nuk ka mundësi që shoferi të ketë bërë tradhti, pasi nuk i ka kushtet e tilla.

Ndërsa gjatë bisedës që pati me Jani Çavon, Rexhep Rraja, i cili komunikon me pseudonimin “New Sky”, shpreh dyshimet se ndonjë nga personat e tjerë që kanë futur gjithashtu drogë në kamion, mund të ketë dhënë informacione.

Rexhep Rraja komunikon me Aldo Gjinin, referuar si “bjondi” dhe Jani Çavon për t’u sqaruar në Fushë Krujë.

Në dosjen e SPAK ,janë zbardhur të gjitha bisedat mes anëtarëve të grupit, përplasjet mes tyre pas sekuestrimit të drogës në doganë, deri tek dyshimet për tradhtarë mes radhëve të tyre.

Biseda mes anëtarëve të grupit:

Agim Nina: S’e mor vesh

Agim Nina: Ska bo vaki nai her

Agim Nina: Kjo

Agim Nina: S’e di

Jani Çavo: Mos na ka ba noi numer me vlla

Agim Nina: Ka qen ne linj ne 7:35

Agim Nina: Ca numri o bur

Agim Nina: Ai esht i vobekt fare

Jani Çavo i dërgon Agim Ninës bisedat e shkëmbyera me Rexhep Rrajën me pseudonimin “New Sky”, i cili i thotë se i kishte paralajmëruar që në ngarkesë të mos përfshiheshin persona të tjerë.

“XR1 New Sky”: O shok

“XR1 New Sky”: Te kujtohet foto qe t’cova qe te thash ka fut dikush tjeter mall”,”

“Rois”: Po

“XR1 New Sky”: Jan me shum se 2 persona

“XR1 New Sky”: Thuj atij plaku

“XRI New Sky”: Lere at mhb (muhabet)

“XR1 New Sky”: E ke fut mallin, ke bo gabim

“XR1 New Sky”: Mos i shkruj robve, pse ke shpernda foton?

“XR1 New Sky”: Mos e bej balt me shum mhb

“XR1 New Sky”: Kamioni akoma s’esht hap

“XR1 New Sky”: Kamioni po mbahet se ka info

“Rois”: Po shoferi?

“XR1 New Sky”: S’e di per shoferin

“XR1 New Sky”: Kamioni esht ndalu se ka informacion

“XR1 New Sky”: Ndaj te thash shiko mos e ngatrroni punen me fut lloj lloj njerzish

Agim Nina: Ore, ku e pa ai qe s’esht hap kamioni

Agim Nina: Ka dal me njoll

Agim Nina: Ej po fol me nji super shtet

Agim Nina: Ku ka shonce lloji i muhaubetit qe po perhapet ne xhiro

Jani Çavo: Chats Attachment:

“XR1 New Sky”: Kamioni o vlla esht rrapertu (raportuar), keshtu i tha tani, e kan mar ne tele i kan tha ai kamion me k’ta targa ka mrena mall

“XR1 New Sky”: Ata e kan fut ne skaner nuk kan pa gja dhe tani po e majn aty

“XR1 New Sky”: Kto jan msg nga turqia vlla

“XR1 New Sky”: Merre bjondin, hajdem fush kruj

“Lagje”: S’e ne jemi me drejt

“Lagje”: Tashi mhb esht me pa kush e ka bo

“Lagje”: Vlla, faktet jan

Jani Çavo: Po te pres

Agim Nina: Po pate munci a mund ti thush kti me qe paska kaq forc e informacion, pse se qet tralin jasht

Jani Çavo: Jam me kte shokun tim

Jani Çavo: Mos vono me

Jani Çavo: Se ky mhb u qel


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë