Media Galeri

Përfundon kulla më e veçantë në botë

Kulla Steinway, sipas arkitektëve është një nga ndërtesat më të larta në hemisferën perëndimore, duke u pasuar nga dy të tjerat në qytetin e Nju Jorkut: Një Qendër Tregtare Botërore dhe Kulla e Central Park.

Kulla në qendër të Manhatanit përfshin 60 apartamente në 84 katet e saj dhe është cilësuar si më e ngushta në botë.

Kulla u projektua nga firma e arkitekturës Nju Jork SHOP Architects dhe u ndërtua nga JDS Development, e cila filloi ndërtimin në vitin 2013. Gregg Pasquarelli, drejtor në SHOP Architects, e quajti ndërtesën “një projekt me përmasa të jashtëzakonshme dhe epik”.

Kullat super të ngushat u bënë një tipar i Hong Kongut në vitet 1970. Që atëherë, qytetet e mëdha si Nju Jorku kanë ndjekur shembullin.

Arkitektët thanë se qëllimi i tyre kryesor ishte të krijonin një interpretim të ri dhe të guximshëm të horizontit të Nju Jorkut.

“Donim të bënim diçka që nuk ishte bërë më parë”, tha Pasquarelli.

Kulla super e lartë është një shtesë në Steinway, një ndërtesë historike e vitit 1925 e njohur si ish-shtëpia e prodhuesit të pianos Steinway and Sons dhe një sallë koncertesh. Kjo qendër kulturore e dikurshme është shndërruar në shtëpi luksoze.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë