Ka ndodhur

Përfshihet nga flakët një pallat në Lezhë

Sistemi elektrik i një pallati të rindërtuar pas tërmetit është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Skënderbeg” në Lezhë, ndërsa situata ka krijuar panik tek banorët, të cilët janë larguar.

Nuk ka pasur dëme të tjera përveç dëmtimit të sistemit elektrik pasi banorët kanë lajmëruar menjëherë zjarrfikësit të cilët kanë ndërhyrë duke shuar flakët. Ndërkohë, nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi zjarrin.

Policia po punon për vënien nën kontroll te situatës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë