Ka ndodhur

Përfshihet nga flakët një ‘Fast-Food’ në Gjirokastër

Gazeta Si - Një ‘Fast-Food’ është përfshirë nga flakët mëngjesin e të martës në lagjen “Pazari i Vjetër”, Gjirokastër.

Policia bën me dije se nuk ka persona të lënduar dhe fillimisht ka marrë flakë një frigorifer.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Nga veprimet hetimore dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti teknik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë