Ka ndodhur

Përfshihet në një aksident automjeti i Policisë Bashkiake në Shkodër

Gazeta Si- Një makinë e Policisë Bashkiake të Shkodrës është përfshirë mëngjesin e kësaj të hëne në një aksident në qendër të qytetit, duke pësuar vetëm dëme materiale.

Sipas burimeve, makina e Policisë Bashkiake ka dalë nga rruga, duke kapërcyer edhe bordurën e rrugës.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e një komandimi automatik në sistem, që ka sjellë humbjen e kontrollit mbi mjetin dhe përplasjen me një mjet tjetër.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e këtij aksidenti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë