Ka ndodhur

Përfshihen nga zjarri dy banesa në Kukës, shkak rrjedhja e gazit

Gazeta Si - Një zjarr i rënë mëngjesin e kësaj të diele, ka përfshirë dy banesa në lagjen nr.1 të qytetit të Kukësit.

Zjarri është përhapur sipas dëshmitarëve nga rrjedhja e gazit në njërën prej banesave, pikërisht asaj të katit të tretë e më pas ka përfshirë edhe banesën e katit të katërt.

Shërbimet e zjarrfikësit të Bashkisë Kukës kanë mundur që të fikin zjarrin dhe të shmangin përhapjen e flakëve.

Siç mund të shihet nga pamjet shpërthimi ka qenë i fortë duke shkaktuar dëme të mëdha në dy banesa.

Ndërkohë, zjarri i rënë, fatmirësisht nuk ka shënuar të lënduar, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet  në vendngjarje dhe punoi për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë