Ka ndodhur

Përfshihen në flakë disa ish-depozita me lëndë djegëse në Ballsh

Nga Gazeta 'Si'-Një ish depozitë e naftës bruto me kapacitet prej 10 mijë metër kub ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme në qytetin e Ballshit.

Raportohet se në të kishte ende mbetje të naftës bruto. Sipas burimeve shkak për rënien e zjarrit është bërë një grup që po punonte për shkatërrimin e depozitave të vjetra, pajisjet e të cilëve kanë rënë në kontakt me mbetjet e naftës bruto dhe gazrave duke bërë që këto të fundit të shpërthejnë.

Sakaq, raportohet se nga shpërthimi nuk ka pasur viktima ose të plagosur.

Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë