Gazeta Si – Vetëm pak orë pasi la ambientet e burgut, pasi përfitoi nga amnistia penale, Policia e Vlorës ka arrestuar sërish Sokol Sinomatin, të cilin pak muaj më parë i vranë djalin e tij Gëzim Sinomatin në ballkonin e banesës duke e qëlluar me snajper.
Arrestimi i Sinomatit, apo siç njihet ndryshe në Vlorë me nofkën “Buzëderri” është kryer për shkak të një dënimi me 12 vite burg të dhënë nga drejtësia italiane për akuzën e trafikut të drogës dhe grupit të strukturuar kriminal.
LEXO EDHE:
Vrasja e Gëzim Sinomatajt në Vlorë, babai i dënuar merr leje nga burgu për funeralin e djalit
Burimet shprehen se urdhri i drejtësisë italiane kishte pak kohë që ishte në dorë të policisë shqiptare, por nuk dihet pse nuk është ekzekutuar më përpara, ndërkohë Policia e Vlorës ka ndërhyrë, pasi Sinomati është liruar.
Sokol Sinomanti ka qenë ish-pjesëtar i bandës së Gaxhait në Vlorë gjatë trazirave të vitit ’97. Ai u largua nga Shqipëria në vitin 2017 dhe ndodhej në burg, pas arrestimit të tij në 2021 në Belgjikë për çështje droge.
Në fund të vitit 2022, ai u ekstradua në Tiranë, për një ngjarje të ndodhur në 2002-in në Skelë, ku i vrarë mbeti Elton Tato dhe u plagos Robert Boraku.
Në janar 24, djali i Sokolit, 23-vjeçari Gëzim Sinomati u qëllua me snajper nga një distancë e afërt teksa pinte cigare në ballkonin e banesës së tij.
Dyshimet janë se ai u qëllua nga tarraca e një objekti në ndërtim aty pranë. Pas ekzekutimit autori u largua nga vendi i ngjarjes me një makinë tip BMVV të cilën e dogji në periferi të lagjes 24 maji në qytetin bregdetar.
Besohet se ai është ndihmuar nga persona të tjerë për tu larguar nga vendi ku dogji mjetin për të humbur kështu gjurmët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




