Teknologji dhe Inovacion

Përditësimi i ri i WhatsApp/Lejohet kalimi i bisedave nga iPhone në Android

Google ka njoftuar një mënyrë për përdoruesit e WhatsApp që të zhvendosin bisedat e tyre nga iPhone-ët në pajisjet Android.
“Historikisht, disa lloje të dhënash ishin të pamundura për t'u shpërndarë kur ndërroni një telefon celular nga marka iPhone në atë Android”, shkroi Google në një postim në blog.
Kjo është për shkak të ndryshimit në sistemet operative dhe kopjet rezervë të bisedave. Në Android, këto dërgoheshin në Google Drive, ndërsa në telefonat Apple dërgoheshin në iCloud.
Tani, gjithçka që duhet të bëjë një përdorues është të përdorë një kabllo USB-C në Lightning për të lidhur së bashku pajisjen iOS dhe pajisjen Android, të skanojë një kod QR në iPhone për të hapur WhatsApp dhe të ketë të gjitha bisedat.
Google gjithashtu do të përputhet dhe instalojë automatikisht të njëjtat aplikacione që përdoruesit kanë iPhone. Kjo aftësi e re e transferimit është e disponueshme në pajisjet Samsung Galaxy dhe të gjithë telefonat Pixel dhe do të vijë në të gjithë telefonat inteligjentë të rinj që do të lançohen me Android 12.
Burimi: The Independent/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë