Ka ndodhur

Përdhunuan të miturën, nuk ndryshon dënimi për rojen e shkollës. Liri me kusht për 2 adoleshentët

Gjykata e Apelit në Tiranë, ka dënuar përfundimisht me 12 vite burg Abaz Dogën, ish-rojen e një shkolle në Kamëz, për përdhunimin e një vajze 14-vjeçare.

Të përfshirë në këtë krim, kanë qenë edhe persona të tjerë, pasi gjykata ka dënuar Klajdi Poçin me 7 vite burg për të njëjtën akuzë. Ndërsa të pandehurit e tjerë, R.O., me 3.8 vite burgim dhe F.B., me 3.4 vite burg.

Avokati i Abaz Dogës kishte kërkuar një masë më të lehtë dënimi të dhënë nga Shkalla e Parë në 13 janar 2021 (u dënua me 18 vjet burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar i ilet në 12 vjet), por Apeli vendosi mos ta ndryshonte, duke e lënë në fuqi. As masa e dënimit për të tjerët nuk u ndryshua.

Me përjashtim të dy të miturve, F.B., dhe R.O., pjesa e mbetur e dënimit të të cilëve, iu konvertohet në shërbim prove 4 vjet për secilin me kusht që të mos kryejnë vepër tjetër penale gjatë kësaj periudhe.

Roja i shkollës, Abaz Dogu dhe tre djemtë u akuzuan për përdhunimin e një 14-vjeçareje dhe për shantazhimin e saj përmes disa videove intime, të kryera nga 65-vjeçari, i cili më pas ia shpërndau atyre. Këta të fundit, përmes shantazhit dhe kanosjes përfituan nga e mitura, duke e përdhunuar.

Marrëdhënia seksuale me vajzën daton në vitin 2018 dhe për afro dy vite që kur vajza ishte 13 vjeçe, ka qenë abuzuar seksualisht nga roja dhe më pas nga djemtë që ai përzgjidhte, duke i treguar videon.

Ndërkohë ambienti ku kryhej marrëdhënia me të miturën, rezultoi një banesë pranë shkollës, ndërsa tre djemtë e arrestuar janë fqinjë të të miturës.

Skandali u zbulua pas denoncimit të vajzës, e cila nuk pranoi më shantazhet dhe kërcënimet e grupit. Pasi u mësua nga prindërit e vajzës, ata kanë denoncuar në polici rastin e përdhunimit, 2 muaj përpara se të bëhej arrestimi i 65-vjeçarit. Ky i fundit, rezulton se është edhe prind dhe ka familje si edhe një vajzë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë