Flamur Hoxha që mbante detyrën e sekretarit organizativ në PD-në zyrtare ka dhënë dorëheqjen nga ky funksion por edhe si anëtar i kryesisë së PD-së.
Hoxha votoi kundër zgjedhjes së kryetarit të ri të partisë në fund të korrikut pa u bërë më parë riorganizimi kapilar i partisë siç u kërkua më herët edhe nga shumica e deputetëve të PD.
Pas vendimit të kryesisë, Hoxha lajmëroi dorëheqjen zyrtare. Të njëjtën gjë ka bërë edhe deputetja Oriela Nebijaj.
Ajo abstenoi vendimin zyrtar të kryesisë ndërsa lajmëroi një ditë më pas dorëheqjen si anëtarë e kryesisë.
Një lëvizje kjo edhe e pritur sa kohe që raportet në kryesi përcaktuan qartë devizën politike se kush e kishte ndarë mendjen të shkonte në mënyrë indirekte me Bashën kryetar të ardhshëm të partisë dhe kush jo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.