Lojëra me Dore

Për të luftuar Covid-19, NBA do të përdorë unazë smart

Basketbollistët e NBA do të rikthehen duke vendosur një unazë që detekton simptomat e para të Covid-19. Ky është një element thelbësor i planit të rifillimit prej 100 faqesh, miratuar nga Shoqata e Lojtarëve, për stafin dhe lojtarët e 22 skuadrave. Veç kësaj plani parashikon gjithashtu edhe distancimin fizik, testime të shpeshta dhe teknologji të tjera që mund të vishen.

Të gjithë lojtarët dhe stafi do t'u jepet mundësia që të mbajnë një unazë smart të lehtë prej titaniumi, krijuar nga komania Finlandeze Oura, e cila do të monitorojë disa parametra të lojtarit; rrahjet e zemrës, frymëmarrjen, dhe temperaturën e trupit. Të dhënat e mbledhura nga sensorët e saj do të futen në një algoritëm, i cili sipas kompanisë mund të parashikojë fillimin e simptomave të koronavirusit deri në 3 ditë më parë me rreth 90% saktësi.

Të dhënat e unazës do të analizohen nga Universiteti i Miçiganit për të krijuar një indeks të rrezikut të sëmundjes. Pjesëmarrësit do të kenë qasje në të dhënat e tyre, të cilat nuk do të bëhen të publike përveç nëse rezultati i mundësisë së sëmundjes së këtij lojtari ose anëtari të stafit arrin një nivel të caktuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë