Shendet

Për të fjetur vërtet mirë, femrat duan qenin si partner

Ka nga ata njerëz që kurrë nuk duan që kafshët shtëpiake të flenë pranë tyre për shkak të higjienës, por sipas hulumtimeve të reja nga “Canisius Collegge” në Buffalo (SHBA), i publikuar në revistën “Anthrozoos”, qentë duket se janë miqtë më të mirë në shtrat për femrat, në krahasim me macet dhe deri te partnerët.

Ato që kanë shoqërinë e një qeni, gjatë natës kanë tendencë të shkojnë më herët në shtrat, të flenë më mirë dhe të zgjohen herët në mëngjes.

Fjetja pranë një qeni mund t'i bëjë gjithashtu gratë të ndihen më të rehatshme dhe më të sigurta sesa me një partner human.

Studimi shqyrtoi 962 femra të rritura amerikane: 55% raportuan për ndarjen e shtratit me të paktën një qen dhe 31% me të paktën një mace. 57% me njerëz të tjerë, zakonisht partneri. Analiza e disa të dhënave tregoi se qentë kishin më pak gjasa të zgjonin pronarët e tyre në mes të natës, sesa macet dhe partnerët.

Hulumtimi gjithashtu gjeti se si macet, ashtu edhe njerëzit, ishin të shqetësuar në mënyrë të barabartë nga gjumi i grave dhe u jep atyre një ndjenjë më të ulët të mirëqenies dhe sigurisë sesa qentë.

Pronaret e mikut me 4 putra, kanë raportuar gjithashtu se flenë dhe zgjohen përpara atyre të tjerave, që kanë një mace dhe pjesëmarrëseve që nuk kanë një kafshët shtëpiake.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë