Teknologji dhe Inovacion

Për herë të parë një personi i vendoset një sy protezë i printuar në 3D

Një pacient në Londër është bërë personi i parë në botë që do të ketë një sy protezë të printuar në 3D. Steve Varze-it i është vendosur syrin - i cili shpresohet se do të jetë më realist se një sy protetik tradicional prej akriliku - në spitalin e syve Moorfields në Londër.

Kjo procedurë gjithashtu do të përgjysmojë kohën që u duhet pacientëve për t'u pajisur me protezën e tyre, nga gjashtë javë në tre.

"Kam pasur nevojë për një protezë që kur isha 20 vjeç dhe gjithmonë jam ndjerë i vetëdijshëm për këtë", tha Varze, i cili është në të 40-at. “Kur largohem nga shtëpia, shpesh hedh një vështrim të dytë në pasqyrë dhe nuk më pëlqen ajo që shoh. Ky sy i ri duket fantastik dhe, duke u bazuar në teknologjinë e printimit dixhital 3D, do të bëhet gjithnjë e më mirë".

Sipas spitalit, proteza e printuar 3D do të zvogëlojë procesin e prodhimit në dy deri në tre javë, ndërsa ndërhyrja fillestare zgjat vetëm gjysmë ore.

Profesor Mandeep Sagoo, konsulent okulist në Spitalin e Syve Moorfields, tha se janë të emocionuar nga potenciali i një syri protetik plotësisht digjital.

“Shpresojmë që prova e ardhshme klinike do të na sigurojë prova të forta për vlerën e kësaj teknologjie të re, duke treguar se çfarë ndryshimi bën për pacientët", tha Sagoo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë