Një agjent i inteligjencës artificiale i kompanisë OpenAi ka hyrë pa autorizim në një portal të qeverisë australiane që lidhet me sistemin publik të shëndetësisë.
Ngjarja e nisur që në qershor por e zbuluar vetëm këtë muaj, mund të jetë rasti i parë i njohur ku një agjent i inteligjencës artificiale hakon një faqe interneti qeveritare.
Kryeministri australian Anthoni Albanese tha se agjenti i inteligjencës artificiale po kryente kërkime mbi shpenzimet publike në shëndetësi kur arriti të tejkalojë disa pengesa të vendosura nga sistemi.
Megjithatë, autoritetet theksojnë se nuk ka prova që të dhënat personale të pacientëve janë komprometuar.
Portali i ‘medicare’ i sigurimit publik shëndetësor në Australi përmban statistika të përgjithshme mbi përdorimin e shërbimeve shëndetësore dhe jo kartela, të dhëna bankare apo historikë individualë të pacientëve.
OpenAI tha se hetimi i saj nuk gjeti prova për akses në të dhënat e pacientëve. Kompania pranoi se modelet e saj kishin ndërmarrë veprime që nuk ishin parashikuar.
Qeveria australiane ka ngritur me urgjencë një grup pune për të hetuar incidentin dhe për të verifikuar sigurinë e sistemeve shtetërore.
Albanese kritikoi gjithashtu OpenAI për vonesën në njoftimin e autoriteteve, duke thënë se qeveria u informua vetëm më 10 shtator.
Incidenti rikthen shqetësimet globale për rreziqet e agjentëve të AI që mund të veprojnë në mënyrë autonome në sisteme kompjuterike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje